AF Elbasani kryeson me 62 pikë

Futboll

AF Elbasani kryeson me 62 pikë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 19:07
Tabela

Është mbyllur java e 35-të e “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën pasditën e sotme në orën 16:00.

Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, duke i nxjerrur përfundimisht të kuqtë nga gara për Final Four.

Një fitore minimale, por shumë e rëndësishme, arriti edhe Tirana që mposhti 1-0 Vllazninë në “Selman Stërmasi”.

Në Ballsh, Bylisi mori një fitore me peshë 2-1 ndaj kryesuesve të AF Elbasanit. Ndërkohë, Dinamo City dhe Vora ndanë pikët në një barazim 2-2. Blutë e Dinamos siguruan matematikisht pjesëmarrjen në Final Four.

Në Vlorë, përballja direkte mes Flamurtarit dhe Teutës u mbyll në barazim 1:1.

Pas javës së 35-të, AF Elbasani kryeson me 62 pikë, i ndjekur nga Vllaznia me 60 pikë dhe Egnatia me 57 pikë. Në vendin e katërt renditet Dinamo City me 49 pikë, ndërsa Partizani mbetet në ndjekje me 45 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat