Andi Ribaj e thotë troç

Futboll

Andi Ribaj e thotë troç

Më: 6 maj 2026 Në ora: 20:03
Andi Ribaj

Flamurtari rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit me shifrat 1-1 përballë Teutës në Vlorë.

Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj.  

“Kemi bërë ndeshje shumë të mira, më vjen keq. Këto djemë kanë sakrifikuar shumë.

Siç e patë, nuk ka vend që të flitet më, u pa se çfarë u bë në fushën e lojës. Arbitri s’mund të qëndrojë 10 sekonda dhe të thotë vazhdo lojën.

Nëse Maksuti do të driblonte, do të dilte në një pozicion shumë të mirë për të shërbyer për shokët e ekipit”, Andi Ribaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat