Zulohet kërkesa e parë e Spallettit

Futboll

Zulohet kërkesa e parë e Spallettit

Më: 6 maj 2026 Në ora: 21:02
Luciano Spalletti

Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku ekipi aktual do të pësojë shumë ndryshime.

Një nga emrat e kërkuar me ngulm nga Luciano Spalletti është mesfushori difensiv i Napolit, Stanislav Lobotka.

Sllovaku i konsideruar si “truri” i mesfushës së Napolit është një njohje e vjetër e Spallettit, që nga koha kur drejtoi napolitanët.

Duke qenë se sllovaku hyn në vitin e fundit të kontratës me napolitanët dhe deri tani nuk ka pranuar rinovimin, largimi i tij është shumë i mundshëm këtë verë.

Për të mos rrezikuar largimin e tij falas një vit më pas, Napoli është i “detyruar” ta shesë këtë verë. Vlera në treg e Lobotka është 15 milionë euro, sipas Transfermarkt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat