Flamurtari do ta nisë sezonin e ardhshëm nga Kategoria e Parë.
Pavarësisht luftës së madhe për të mbijetuar në Superiore, vlonjatët nuk ja dolën.
Ata tentuan të fitonin kundër Teutës duke qenë se barazimi nuk i shërbente për asgjë dhe pati disa momente kulminante.
Ai që tërboi më shumë skuadrën e Andi Ribajt ndodhi në minutën e 93-të kur kërkuan një penallti për shkak të prekjes së topit me dorë nga ana e mbrojtësi të Teutës, Artan Jazxhi.
Lojtarët e Flamurtarit shkuan menjëherë te arbitri Eldorjan Hamiti për të kërkuar 11-metërsh, por ky i fundit nuk e konsideroi as ta shikonte episodin në VAR. Të revoltuar ishin edhe në stolin e vlonjatëve, por asgjë nuk mund të bënin kundër vendimit të kryesorit.
MINUTA E 8-TË: Një krosim në zonë, Jazxhi gjuan me kokë dhe shkund rrjetën e Aleksovskit.
Pas një rishikimi në VAR pas gati 2 minutash goli i Teutës anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë.
MINUTA E 90+3: Shpërthejnë protestat në Vlorë, vlonjatët kërkojnë penallti për një prekje me dorë të topit nga Jazxhi. Pamjet tregojnë se është penallti e qartë, Hamiti gabon rëndë dhe nuk jep 11- metërsh.
Ky ishte edhe episodi që mund të dënonte durrsakët dhe të mbante gjallë vlonjatët për mbijetesën.