Seferi shënon gol

Futboll

Seferi shënon gol

Më: 7 maj 2026 Në ora: 21:56
Taulant Seferi

Seferi shënon gol, Bodrumspori synon ngjitjen në Superligën turke!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka shënuar gol me fanellën e Bodrumsporit në sfidën e Play Off-it kundër Pendiksporit.

29-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, duke “vulosur” kualifikimin e Bodrumspor, në gjysmëfinale ne “Play Off”-it, teksa ëndrra për ngjitjen në Superligën e Turqisë vazhdon.

Ky është goli i 17-të sezonal për Seferin në Ligën e Parë turke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat