Bastoni ka dyshime për Barcelonën

Futboll

Bastoni ka dyshime për Barcelonën

Më: 9 maj 2026 Në ora: 12:40
Bastoni

Nuk është një sekret, pasi dihet prej kohësh që Barcelona është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alesandro Bastoni.

Corriere dello Sport raporton se dëshira e blaugranave është e fortë, por italiani nuk duket se është i gatshëm të largohet nga zikaltërit. Lidhja e tij me klubin mbetet shumë e fortë dhe Interi nuk e ka konsideruar kurrë një transferim të mundshëm.

Fjalët e Auszlios ishin të qarta, Interi nuk dëshiron të ndahet nga mbrojtësi.

Ky qëndrim e ka habitur klubin katalanas, i cili besonte se mund të negocionte më lehtë. Tani, Bastoni është i përqendruar vetëm në fund të sezonit dhe mundësinë e shtimit të një tjetër trofeu në karrierën e tij si interist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat