Partizani reagon

Futboll

Partizani reagon

Më: 10 maj 2026 Në ora: 15:03
Pamje nga ndeshja

Partizani U-18 u mposht dje nga Tirana U-18 me rezultatin 0-1 në stadiumin “Arena e Demave”.

Bardheblutë fituan edhe titullin kampion, ndërsa Partizanit U-18 i bënte punë vetëm fitorja në sfidën e javës së fundit.

Të kuqtë kanë publikuar pamjet duke pretenduar për një penallti të mohuar në minutën e 72-të, që mund të ndryshonte fatin e sfidës.

Gjyqtari Gerard Çokaj e konsideroi si episod të rregullt, për të vijuar lojën normalisht nga fundorja.

“Një penallti e pastër e padhënë nga gjyqtari Gerald Çokaj në favor të Partizanit U18 rezultoi episodi që ndikoi drejtpërdrejt në fatet e titullit kampion në finalen ndaj Tiranës.

Ky është momenti i penalltisë së mohuar për të kuqtë”, shkruan “Partizani Channel” në reagimin e publikuar pas derbit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat