Dinamo humbet derbin

Futboll

Dinamo humbet derbin

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:36
Pamje nga ndeshja

Partizani ka tronditur Dinamon e Ilir Dajës duke e mposhtur me rezultatin 2-1.

Derbi tek “Arena e Demave” i pa të kuqtë që të luanin me rezervat, por të fitonin dhe ta nxirrnin Dinamon nga gara për titull kampion.

Dy gola nga Albers Keko u shënuan në pjesën e parë. Në të dytën Koma ngushtoi rezultatin, por dinamovitët nuk arritën të ndryshojnë fatin e takimit.

Partizani e mbyll sezonin pa trajner, pa Europë dhe pa Final Four. Dinamo ndërkohë shpreson të fitojë Kupën, pasi llogaritë për titull kampion tashmë shikohen si të mbyllura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat