Ribaj pranon verdiktet

Futboll

Ribaj pranon verdiktet

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:44
Andi Ribaj

Flamurtari u mposht në Shkodër përballë Vllaznisë me rezultatin 0-2. Nga stadiumi "Loro Boriçi", ka folur dhe trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj. 

"Çdo ndeshje normalisht futemi për të marrë fitoren, por futbolli është i tillë. Po ndoshta sepse kampionati u mbyll që javën e parë dhe që është pak e vështirë të ngresh kokën.

Elementët tek Flamurtari? E drejtë, ka nxjerrë shumë talente ndër vite, në akademi po punohet shumë mirë. Sot ishim të vendosur të vinim me ekipin e plotë.

Kishim Memushaj, por dhe 4-5 elementë të tjerë. Por kishim vendosur me stafin që të vinte ekipi i plotë për ta mbyllur sa më mirë.

Çfarë po ndodh me Flamurtarin? Tani nuk e di, kemi bërë një diskutim për javën që vjen me presidentin dhe pastaj për të vendosur për tu kthyer më të fortë.

Presidenti ka bërë investime të mëdha dhe dëshiroj të ketë shumë sukses Flamurtari në vazhdim", tha Ribaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat