Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me kombëtaren e njohur

Futboll

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me kombëtaren e njohur

Më: 11 maj 2026 Në ora: 12:13
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B.

Më 31 maj në Pragë, Kosova luan me Çekinë, ndërsa më 7 qershor me Andorrën.

Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor evropian.

Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006.

Aktualisht çekët renditen në pozitën e 41-të në ranglistën e FIFA-s.

Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”, 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat