Ranieri i hap derën Italisë

Futboll

Ranieri i hap derën Italisë

Më: 12 maj 2026 Në ora: 12:05
Claudio Ranieri

Ish-drejtuesi i Romës është pro hipotezës për një të ardhme tek Italia: “Drejtues apo trajner?

Nëse të thërrasin duhet të thuash ‘Po’ dhe kaq”

Nga Portofino, Claudio Ranieri i hap derën kombëtares së Italisë. Ish-trajneri dhe drejtuesi i Romës, i cili u kërkua nga “axurrët” një vit më parë si zëvendësues i Spalletti-t, iu përgjigj kështu pyetjes:

“Kombëtarja? Thashë ‘Jo’, sepse isha i impenjuar me Romën dhe nuk mund të kisha dy punë. Tani jam i lirë, pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë”.

Nga këto fjalë duket se Italia mund të jetë impenjimi i radhës për trajnerin ekspert: “Drejtues apo trajner? Nëse të thërrasin duhet të thuash

‘Po’ dhe kaq, – ka shtuar Ranieri për Sky. – Duhet të ringjallemi, nuk mund të rrimë kaq larg eventeve të mëdha”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat