Skuadra e njohur angleze interesohet për mbrojtësin e Dritës

Futboll

Skuadra e njohur angleze interesohet për mbrojtësin e Dritës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 17:55
Ouvoka

Sipas raportimeve, mbrojtësi nga Congo po monitorohet nga skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers.

Madje Blackburn ka nisur edhe bisedimet me 26 vjeçarin, duke qenë në fazat fillestare.

Ouvoka u transferua te Drita në vitin 2022, duke pasur paraqitje të mira me kampionin e Kosovës.

Ai ka fituar dy tituj të Kampionit të Kosovës, në sezonin 2024/25 dhe 2025/26.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 600 mijë euro.

Raddy Ouvoka mund të largohet nga Drita gjatë afatit kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat