Dyshime

Futboll

Dyshime

Më: 13 maj 2026 Në ora: 13:38
Cole Palmer

Paul Scholes ka hedhur dyshime mbi raportet që e lidhin Cole Palmer me një transferim te Manchester United gjatë verës , duke vënë në dyshim se ku do të përshtatej ylli i Chelseat në skuadrën aktuale.

Palmer ka qenë një nga emrat e mëdhenj të lidhur me një transferim në Old Trafford, për të forcuar skuadrën për sezonin e ri, por sipas një legjende të klubit, ylli i Chelseat është i panevojshëm për Djajtë e Kuq.

“Nuk e shoh se ku luan ai për United, ky është problemi.

E shoh në një pozicion të ngjashëm me Brunon. Ai nuk do të jetë aq ndikues sa ka qenë Bruno në këtë ekip”, ka thënë Scholes për talkSPORT.

Legjenda e Unitedit pranoi cilësinë e Palmer si lojtar fitues, por beson se Bruno Fernandes mbetet numri 10 i qartë.

Ai sugjeroi që lojtari reprezentues i Anglisë mund të veprojë nga e djathta, por theksoi se ekuilibri i skuadrës është çelësi.

Scholes i kërkoi United të nënshkruante dy mesfushorë qendrorë të nivelit të lartë këtë verë, duke përmendur Elliot Anderson të Nottingham Forest si objektivin e tij kryesor për t'u bashkuar me Kobbie Mainoo.

Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë qendërmbrojtës fizikë, pasi sipas tij këtu çalon ekipi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat