Partizani në Europë

Futboll

Partizani në Europë

Më: 13 maj 2026 Në ora: 14:22
Partizani

Partizani do të ketë një ekip në këtë sezon, për të cilin do gëzojë arritjen në Europë.

Bëhet fjalë për atë U-19, që u kurorëzua kampion duke lënë pas Laçin U-19.

Partizani U-19 i drejtuar nga Fatjon Muhameti e fitoi bindshëm kampionatin.

Në fund e mbylli me 7 pikë më tepër se bardhezinjtë si ndjekësi më i afërt, ndërsa tashmë fokusi kalon tek Europa.

Ekipi do përgatitet për “UEFA Youth League” ku në short do gëzojë koeficientin 7.5, që rezulton nga ekipi i parë. Ky nuk ishte edicioni i parë që ekipi U-19 i afrohej shpalljes kampion.

Megjithatë nuk shkonte më tepër se vendi i dytë apo tretë, teksa vetëm këtë herë ia doli.

Për Partizanin U-19 është arritje historike, pasi për herë të parë do përfaqësojë Shqipërinë në Europë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat