Në Romë kërkohet lavdia

Futboll

Në Romë kërkohet lavdia

Më: 13 maj 2026 Në ora: 19:47
Pamje nga ndeshja

Në stadio Olimpiko të Romës, vendasit Lazio dhe kampionët e sapo shpallur Italian, Inter, do të duelojnë për trofeun e dytë më të çmueshëm në futbollin Apenin.

Në edicionin e 79-të të kësaj gare historike, Interi kërkon të kompletoj dopietën e trofeve Italian, pasi fitoj pak javë me parë titullin e 21-të kampional.

Derisa Lazio në rast triumfi, përpos trofeut, e sheh si mundësi të artë për të siguruar kualifikimin në Europa Ligë.

Lazio kërkon Kupën e 8-të Italiane në histori, derisa Interi kërkon të bëhet vetëm skuadra e dytë që arrin në shifrën e 10-të kupave Italiane, pas Juventusit që ka 15.

Kjo sfidë fillon nga ora 21:00 .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat