Fanella e re e Interit me dy shenjat e trofeve

Futboll

Fanella e re e Interit me dy shenjat e trofeve

Më: 14 maj 2026 Në ora: 15:43
Martinez

Fanella e re e Interit me dy shenjat e trofeve!

Inter ka prezantuar fanellën e re për edicionin 2026/27, e cila vjen me dy simbolet më të rëndësishme të futbollit italian, llogon e Scudettos dhe atë të Coppa Italia.

Pas triumfit në Serie A dhe fitimit të Kupës së Italisë, zikaltërit do të mbajnë në gjoks shenjën e kampionit dhe në fanellë stemën e fituesit të kupës, duke e bërë uniformën e re një simbol të dominimit vendas.

Dizajni i fanellës ruan ngjyrat tradicionale zikaltër, ndërsa detajet e arta i japin një pamje më elegante dhe festive për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat