Ibrahimoviç mund të jetë “Njeriu i fortë” i Milanit të ri. Suedezi është gati të marrë përsipër frenat në klub dhe nëse ndodh kështu, vihet në diskutim edhe qëndrimi i trajnerit Masimiliano Alegri.
Prania e fraksioneve të shumta në Casa Milan nuk është më një mister dhe Geri Cardinale mund të nisë një spastrim në fund të sezonit.
Igli Tare dhe Giorgo Furlani nuk e kanë vendin e sigurt dhe në prapaskenë për sezonin e ri ka dalë emri i Toni D’Amicos, drejtor sportiv i cili po largohet nga Atalanta.
Në këtë kaos, Zlatan Ibrahimovic, njeriu i besuar i Cardinales i cili është lënë jashtë loje për shkak të atij sezonit të kaluar që ishte zhgënjyes, mund të kthehet sërish në njeriun kyç në klub.
Corriere della Sera zbulon se suedezi është grindur me Alegrin.
Marrëdhëniet midis të dyve kanë qenë të tendosura që nga ndeshja Napoli-Milan: tensionet u ndezën për shkak të zgjedhjes së një portieri të tretë për sezonin e ardhshëm.
Maks thuhet gjithashtu se u mërzit nga telefonatat e supozuara të Ibrahimovicit me Leaon dhe Fofanan për t’u dhënë atyre këshilla taktike. Kjo ndërhyrje nuk ishte e mirëpritur për trajnerin e Rossonerëve.
Në këtë skenar, qëndrimi i Allegrit, i cili gjithmonë e ka shprehur publikisht qëllimin e tij për të qëndruar në Milan, duket se është në rrezik.