Bobo Vieri ka dhënë opinionin e tij lidhur me dy trofetë e fituar nga Interi.
“Eshtë një skuadër shumë e fortë. Ka fituar Seria A dhe më pas Kupën e Italisë pa ndonjë mundim të madh kundër Lacios në “Olimpico”.
Ai foli hapur duke u shprehur se Interi qëndronte më lart se gjithë skuadrat e tjera, të cilat nuk duhet të qahen si pasojë e mungesave.
“Asnjë skuadër nuk duhet të thotë se nuk u shpallëm kampionë se kishim mungesa. Juves për një kohë të gjatë nuk i luajti Vlahoviç. Po kështu Milani dhe mos harroni Interin.
Ne periudha të ndryshme janë dëmtuar Turam, Lautaro, Çalhanoglu. Pra të flasësh për dëmtimet është e kotë”.
Në fund edhe një fjali për futbollin në Itali.
“Eshtë absurde që Italia të mos jetë në Botëror, duhet të fillojmë një ndërhyrje sa më të shpejtë”, ka thënë Vieri.