Dështoi tek Aston Villa

Futboll

Dështoi tek Aston Villa

Më: 16 maj 2026 Në ora: 16:48
Harvey Elliott

Harvey Elliott ka kaluar një sezon për t’u harruar tek Aston Villa këtë edicion, teksa ishte i huazuar nga Liverpooli, pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje.

Arsyeja pas minutazhit të tij të kufizuar është mosgatishmëria e Villas për ta transferuar anglezin në mënyrë të përhershme, pasi në marrëveshjen e huazimit ekziston një obligim blerjeje prej 35 milionë funtesh nëse mesfushori do të arrinte 10 paraqitje në Premierligë.

Elliott pritet të rikthehet te “The Reds” në fund të sezonit, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi nuk duket se do të qëndrojë në “Anfield” afatgjatë.

23-vjeçari po shqyrton opsionet e tij dhe duket se mund të ketë një mundësi të re para hapjes së afatit kalimtar veror, e cila do t’i jepte shansin të vazhdojë të luajë në nivelin elitar.

Sipas “BILD”, RB Leipzig po shqyrton mundësinë për ta transferuar Elliottin në Bundesliga për sezonin e ardhshëm.

Gazeta raporton se emri i mesfushorit të Liverpoolit “po diskutohet brenda klubit” gjerman, megjithatë gjithçka varet nga fakti nëse ata arrijnë të transferojnë përfundimisht një lojtar që aktualisht e kanë të huazuar nga Brighton & Hove Albion.

Brajan Gruda ka lënë ndikim të madh te klubi gjerman dhe i ka ndihmuar të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në marrëveshjen e huazimit me Brightonin nuk ekziston opsion blerjeje për mesfushorin, prandaj nuk është e garantuar që ai do të mbetet pjesë e përhershme e klubit.

Kjo situatë e ka shtyrë Leipzigun të eksplorojë alternativa të tjera për të mbushur boshllëkun që mund të lërë ai gjatë verës, dhe kështu kanë ardhur te Elliott.

Sipas “BILD”, Leipzig7 po shqyrton transferimin e mesfushorit të Liverpoolit për një shumë më të ulët, rreth 15-20 milionë funtesh.

Një nga arsyet për këtë çmim mund të jetë fakti se kontrata e Elliott skadon në fund të sezonit 2027, kështu që Liverpooli mund të kërkojë ta shesë tani për të shmangur mundësinë që ai të largohet falas në fund të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat