Nga rikthimi i Skënderbeut te mbijetesa e Teutës, të gjitha ekipet e Abissnet Superiore

Futboll

Nga rikthimi i Skënderbeut te mbijetesa e Teutës, të gjitha ekipet e Abissnet Superiore

Më: 16 maj 2026 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Sot u luajt finalja e “play out” mes Teutës dhe Pogradecit.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Klejdi Daci në minutën e 93-të, për t’i siguruar qëndrimin në elitë Teutës.

Tashmë dihen 10 ekipet e Abissnet Superiore, që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Vllazninë, Elbasanin, Egnatian, Dinamon, Partizanin, Tiranën, Vorën, Teutën, Skënderbeun dhe Laçin.

Bie në sy rikthimi i Skënderbeut dhe Laçit, që qëndruan vetëm një sezon në Kategorinë e Parë. Ndërkohë ishin Flamurtari dhe Bylisi që ranë nga kategoria.

Ekipe

tVllaznia

Elbasani

Egnatia

Dinamo

Partizani

Tirana

Vora

Teuta

Laçi

Skënderbeu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat