Java e 34-t e Meridianbet Ligës së Parë të Malit të Zi solli fitore për Sutjeskën e NIkshiqit dhe nga ana tjetër zhgënjeu skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi.
Deçiqi ka pësuar humbje në Nikshiq me rezultat 3;0 nga Sutjeska
Pjesa e parë nuk solli shumë futboll cilësor nga asnjëra skuadër, por solli golin që gëzoi tifozët vendas.
Në minutën e 13-të, Marko Shimun harkoi nga goditja e këndit, ndërsa Marko Mrvaljeviq realizoi me kokë për 1:0.
Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi dhe lideri e mbylli shpejt ndeshjen.
Fillimisht, në minutën e 62-të, futbollisti Andrija Razhnatoviq shënoi për 2:0, ndërsa vetëm katër minuta Çavor asistoi për Mrvaljeviqin, 3:0.
Sutjeska është në vend të parë me 69 pikë, pasojnë Mornari me 65 e Deçiqi ka 51 pikë.