Roma fiton derbin e përbetuar

Futboll

Roma fiton derbin e përbetuar

Nga: K.G. Më: 17 maj 2026 Në ora: 14:00
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Romës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s, në takimin e javës së 37-të në Serie A.

Derbi i rivalëve të kryeqytetit, rivalëve të përbetuar e të përjetshëm ishte i luftuar deri në pikën e fundit. Roma mori tre pikë të mëdha në luftë për një vend në Champions League.

Mancini shënoi në minutën e 40-të e 66-tën.

Në minutën e 70-të, Roma mbeti futbollistin Wesley Franca dhe Lazio pa Rovellën, u përjashtuan direkt me karton të kuq.

Roma e zë vendin e katërt me 70 pikë e Lazio të nëntin me 51.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat