Në çështjen e komplikuar

Futboll

Në çështjen e komplikuar

Më: 17 maj 2026 Në ora: 14:19
Alfonso Dejvis

Në çështjen e komplikuar të Alfonso Dejvis, Bajerni është mbështetur në komunikim të hapur dhe të ndershëm me Federatën Kanadeze të Futbollit.

Drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, theksoi në konferencën për shtyp se klubi dëshiron të “gjej mënyrën më të mirë” së bashku me Dejvis dhe drejtuesit kanadez.

Eberl siguroi se dëshiron të shmang përshkallëzimin e mëtejshëm me federatën kanadeze: “Ne do të bëjmë gjithçka së bashku për t’i dhënë atij mundësinë të rikthehet.

Por për këtë, ai duhet fillimisht të shërohet.”

Një konflikt i ashpër kishte shpërthyer më herët mes Bajernit dhe Federatës Kanadeze për dëmtimin e ligamentit të Dejvis në mars 2025.

Bajerni akuzoi federatën se e kishte aktivizuar lojtarin në ndeshjen “pa rëndësi” kundër SHBA. Drejtori ekzekutiv Dresen madje kishte kërcënuar me veprime ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat