Vjen humbja e titullit kampion në tavolinë? Klubi i sulmuesit shqiptar del me deklaratë zyrtare

Futboll

Vjen humbja e titullit kampion në tavolinë? Klubi i sulmuesit shqiptar del me deklaratë zyrtare

Më: 17 maj 2026 Në ora: 14:47
Pamje nga ndeshja

Në Skoci po flasin për një skenar të pabesueshëm, që tregon se Selltik mund ta humbasë ndeshjen ndaj tavolinë. Kjo për shkak se në asnjë moment, nuk u sinjalizua mbyllja e takimit që po fitohej 3 me 1 ndaj Harts.

Sëlltik shënoi golin e tretë në minutën e fundit, ndërsa tifozët pushtuan fushën. Më pas lojtarët bashkë me gjyqtarin kryesor u detyruan që të largohen, duke braktisur ndeshjen.

Për më tepër, Harts ku luan Sabah Kerjota u ankua për skenat pas golit të tretë. Klubi skocez doli me deklaratë zyrtare.

Fitorja në tavolinë do të bënte që Harts të marrë titullin kampion. Fakt është se Sëlltikut i bënte punë vetëm fitorja në shtëpi, dhe po e merrte me rezultatin 3-1.

“Harts dënon ashpër skenat e turpshme në “Celtic Park”, të cilat, edhe një herë, e kanë turpëruar futbollin skocez.

Raportet për abuzime serioze fizike dhe verbale ndaj lojtarëve dhe stafit tonë, si në fushë ashtu edhe jashtë, janë thellësisht shqetësuese. Ne po e hetojmë këtë plotësisht dhe jemi në dialog me Policinë e Skocisë. Nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër në këtë kohë përveçse të themi se është plotësisht e papranueshme që lojtarët dhe stafi ynë u vunë në atë situatë.

Duke pasur parasysh atmosferën kërcënuese brenda stadiumit, i gjithë stafi ynë nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej menjëherë, pa ndërmarrë prononcime pas ndeshjes. Partnerëve tanë të medias, u kërkojmë ndjesë, por siguria e stafit tonë ishte fokusi ynë kryesor gjatë këtyre skenave të papranueshme.

Pushtimi në fushë shkaktoi një fund kaotik dhe askush nuk dukej se e dinte nëse ndeshja ishte përfunduar apo jo.

Lojtarëve tanë iu mohua më pas mundësia për të falënderuar tifozët tanë madhështorë, për mbështetjen e tyre këtë pasdite dhe gjatë gjithë sezonit.

Presim që autoritetet e futbollit të ndërmarrin veprimet më të forta të mundshme në interes të mbrojtjes së sigurisë së lojtarëve dhe mbështetësve, si dhe integritetit të lojës sonë.

Ky sezon e ka parë Hart të kapë imagjinatën e tifozëve të futbollit, jo vetëm në Skoci, por në të gjithë botën. Vlerësojmë Derek Mcines, stafin e tij, ekipin e parë dhe tifozët, të cilët e kanë bërë klubin krenar këtë sezon. Asnjëri prej tyre nuk i meritonte skenat e turpshme që u zhvilluan”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat