Sunderlandi i Xhakës triumfoi në Liverpool me rezultat 3:1 ndaj Evertonit, në takimin e javës së 37-të në Premier League në futboll.
Ballafaqimi mes Evertonit dhe Sunderlandit u karakterizua me rivalitet të madh. Kapiteni Granit Xhaka me shokë treguan angazhim maksimal kundër Evertonit.
Tre pikë të rëndësishme për skuadrën e Sunderlandit.
Për Evertonin shënoi Rohl (43') dhe për Sunderlandin Brobbey (58'), Lee Fee (81') e Isidor (90+1’).
Xhaka luajti tërë takimin duke dhënë maksimumin.
Evertoni renditet në vend të 11-të me 49 pikë e Sunderland në të 9-tin me 51 pikë.