Llapi shtang Gjilanin

Futboll

Llapi shtang Gjilanin

Nga: K.G. Më: 17 maj 2026 Në ora: 18:07
Llapi

Llapi kthehet me pikë të arta nga Gjilani.

Llapjanët triumfojnë më rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbolllit të Kosovës.

Ndeshje me rivalitet është zhvilluar në mes Gjilanit dhe Llapit të Podujevës.

Në minutën e 8-të Arianit Hasani kaloi në epërsi llapjanët. 

Armend Thaqi shënoi supergol për 1:1 në minutën e 15-të. 

Hasani sërish realizoi, kësaj radhe nga afërsia për 1:2 në minutën e 27-të.

Llapi e zë vendin e tetë me 43 pikë, ndërsa Gjilani bie në të 6-tin me 45 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat