Ferizaj ka rastin e artë më 21 maj që ta shpëtojë edicionin 2025/26, nëse arrin ta fitojë Kupën e Kosovës në futboll.
Skuadra ferizajase praktikisht ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës, por paradoksalisht mund të shkruajë histori: të bëhet ekipi i parë nga Kosova që, si pjesë e rangut të dytë, siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Për Ferizajn, finalja e Kupës nuk është vetëm një ndeshje, është rast i madh për ta kthyer një sezon zhgënjyes në një sukses historik.
Rënia nga Superliga do të mbetej plagë, por triumfi në Kupë do t’ia hapte dyert e Evropës dhe do ta bënte këtë edicion të paharrueshëm.
Ferizaj mendjen e ka te Evropa.