Cristian Chivu shpërblehet nga Interi

Futboll

Cristian Chivu shpërblehet nga Interi

Më: 20 maj 2026 Në ora: 11:26
Cristian Chivu

Cristian Chivu ka pasur një sezon fantastik qysh në vitin e parë si trajner i Interit.

Rumuni i cili erdhi si zëvendësues i Simone Inzaghit, arriti të fitojë dy trofe, duke u shpallur kampion i Serie-n A dhe fitoi Kupën e Italisë.

Pas këtij suksesi, Interi ka vendosur të shpërblej Chivun me kontratë të re.

Sipas Fabrizio Romanos, Cristian Chivu do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Interin deri në fund të muajit.

Marrëveshje do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, me opsion deri në qershor të vitit 2029, ku do të ketë edhe rritje page.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat