Merkato e verës në Itali po bëhet gjithnjë e më shumë intriguese jo për lojtarët që synojnë e me të cilët po negociojnë klubet, por për faktin se emrat më të kërkuar janë të trajnerëve pasi ka pasiguri për të ardhmen e tyre.
Në majë të listës është Juventusi, i cili edhe pse rinovoi me Spaletin, mund t’i japë lamtumirën pas ndeshjes së fundit të kampionatit.
Vetë trajneri ka shprehur pakënaqësi që nuk ia doli të mbante skuadrën në zonë Champions dhe cilësohet pjesë e dështimit, ndaj po mendohet ndryshim i ri, me synimin për të afruar një trajner i cili njeh mirë identitetin e bardhezinjve.
Sipas “La Stampa”, emri që qarkullon në ambientet e klubit është ai i Antonio Kontes.
Ky i fundit do largohet nga Napoli dhe synon që të bëhet përsëri trajner i Italisë. Por një tjetër ofertë nga Juventus, të cilin e ka ndjekur me interes prej vitesh, mund ta bëjë të ndryshojë mendje dhe të pranojë një ofertë të bardhezinjve. Ishte pikërisht Conte ai i cili nisi ciklin e suksesshëm të bardhezinjve në dekadën e kaluar dhe tashmë në klub duket se shpresojnë që ai të arrijë të bëjë edhe një herë të njëjtën gjë.