Feronikeli 74 rikthehet në elitë

Futboll

Feronikeli 74 rikthehet në elitë

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 17:47
Skuadra e Feronikelit 74 nga Drenasi

Skuadra e Feronikelit 74 nga Drenasi është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Drenasi triumfoi në Prishtinë me rezultat 2:0 ndaj Ramiz Sadikut, në takimin e javës së 34-t të Ligës së Parë të Kosovës.

Futbollisti Kreshnik Bahtiri shënoi në minutën e 20-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Në minutën e 80-të, Avni Selmani realizoi golin e dytë për 0:2 dhe vulosi fitoren e madhe.

Feronikeli 74 është në vend të dytë me 74 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku e mbyll sezonin në pozitën e shtatë me 50 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat