Opsion për Maran te Kombëtarja

Futboll

Opsion për Maran te Kombëtarja

Më: 23 maj 2026 Në ora: 19:35
Arijon Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç është në kërkim të skuadrës së re, pasi e mbylli me Heidenheimin në Bundesligë.

20-vjeçari rikthehet te Bajern Mynih, teksa tashmë duhet të shqyrtojë opsionet për të ardhmen.

Janë disa klube të Premier Ligë që interesohen për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Deri tani në skenë janë shfaqur Aston Vila, Brajton, Fulhem, Brentford dhe Kristal Palas.

Ibrahimoviç nuk ka luajtur asnjëherë në Angli. Deri tani eksperiencat e tij janë nga Gjermania dhe Italia.

Ibrahimoviç mbetet opsion për Kombëtaren shqiptare. Deri tani ka luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat