Bashkimi në Manastir ndaj Pelisterit

Futboll

Bashkimi në Manastir ndaj Pelisterit

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 13:24
Bashkimi

Sot nga ora 16:30 zhvillohen edhe dy ndeshje të javës së 33-të dhe të fundit të sezonit 2025/26 në elitën e futbollit maqedonas. Në Manastir, Pelisteri pret në shtëpi Bashkimin nga Kumanova, ndërsa në Strumicë, AP Brera përballet me Shkupin.

Para këtyre dueleve, si Pelisteri ashtu edhe Brera kanë nga 37 pikë dhe tashmë dihet se do të luajnë në barazh për mbijetesë në elitë.

Ajo që ende nuk dihet është kundërshtari i tyre, kush do të përballet me Skopjen dhe kush me KF Shkëndijen (H).

Në rast fitoreje, Pelisteri do ta sigurojë përfundimisht pozitën e tetë, pasi ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Brerës.

Në atë rast, skuadra nga Manastiri do të luante në barazh me Shkëndijën (H), ekipin e tretë nga Liga e Dytë, ndërsa Brera do të përballej me Skopjen.

Brera mund të ngjitet në vendin e tetë vetëm nëse Pelisteri nuk arrin t’i marrë tri pikët ndaj Bashkimit.

Të dy ekipet janë të vetëdijshme se si Skopje ashtu edhe Shkëndija (H) janë kundërshtarë të fortë me ambicie për t’u ngjitur në elitë, prandaj nuk do të jetë aspak e lehtë të sigurojnë mbijetesën në vetëm një ndeshje barazhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat