Elbasani mund Dinamon

Futboll

Elbasani mund Dinamon

Më: 24 maj 2026 Në ora: 21:09
Elbasani

Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion duke mposhtur në javën e dytë të “Final 4” me shifrat 3-0 Dinamon e cila kishte dalë jashtë garës për titullin.

Blutë për më tepër vinin të sajuar mes mungesave të shumta, me një mbrojtje e mesfushë të improvizuar.

Ndaj Elbasani nisi të diktonte ritmin dhe e pat më të thjeshtë pasi gjyqtari Hamiti i tregoi të kuqin Gudiabit falë ndihmës së VAR-it.

Nga aty, pjesa e parë foli plotësisht për Elbasanin që shënoi 3 herë dhe vendosi në kasafortë fatin e takimit.

Pjesa e dytë ishte më shumë menaxhim minutash nga të dy skuadrat dhe kësisoj, verdheblutë morën tre pikët që i duheshin për të shkuar në ndeshjen e fundit me shanse për të fituar titullin kampon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat