Mourinho kërkon përforcime

Futboll

Mourinho kërkon përforcime

Më: 26 maj 2026 Në ora: 13:33
Mourinho

Rikthimi i José Mourinho te Real Madridi mbetet pezull, edhe pse trajneri portugez kishte nisur tashmë lëvizjet për merkaton. Kontrata me “Special One”, një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për sezonin e tretë në rast fitimi të La Liga-s, është përgatitur, por aktualisht është bllokuar, në pritje të rizgjedhjes së Florentino Perez në krye të klubit.

Sipas mediave spanjolle, Mourinho i ka dorëzuar klubit një raport ku kërkon përforcime në krahët e mbrojtjes, dy qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë.

Çdo afrim do të shoqërohet me largime. Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos janë drejt largimit, ndërsa kontrata e Antonio Rudiger, që skadon më 30 qershor, ende nuk është rinovuar.

Zgjedhjet presidenciale kanë ngrirë gjithçka. Për më tepër, kostoja për lirimin e Mourinhos mund të rritet nga 7 në 14 milionë euro. Pengesa kryesore mbetet Enrique Riquelme, rivali i Perez për president, i cili deklaroi: “Mourinho është trajner i madh, por klubi tashmë ka nevojë për një projekt afatgjatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat