Rikthimi

Futboll

Rikthimi

Më: 26 maj 2026 Në ora: 13:49
Messi

Problemi në kofshën e majtë duket se mund të kalojë për disa javë dhe Leo nuk e humbet Botërorin amerikan.

Pjesëmarrja në Botërorin e 6-të nuk duket në rrezik serioz për Lionel Messi-n.

Argjentinasi, i detyruar të linte fushën për shkak dëmtimi të dielën që shkoi, pësoi “tërheqje nga mbingarkesa dhe lodhja muskulore në kofshën e majtë”, – ka bërë me dije Inter Miami.

Një lajm që qetëson tifozët e Argjentinës, të preokupuar për një mungesë të mundshme të kampionit që mbush 39 vjeç në qershor. Vizitat mjekësore kanë përjashtuar problemet serioze.

Rikthimi në aktivitetin fizik do të varet nga evoluimi i kushteve klinike.

Trajneri i Inter Miami, Guillermo Hoyos, e ka minimizuar problemin pas ndeshjes, duke pohuar se Messi ndihej i lodhur.

Ylli argjentinas është kujdesur shumë për ngarkesën fizike që kur ka shkuar në SHBA në 2023-shin, me stafin teknik që e ka lënë të pushojë gjatë periudhave më intensive të kalendarit.

Messi bëhet kështu gati të luajë Botërorin e 6-të me Argjentinën, që në grup do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat