Vitinha: Nuk jemi favoritë ndaj Arsenalit

Futboll

Vitinha: Nuk jemi favoritë ndaj Arsenalit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:56
Vitinha

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, foli për “TNT Sports” para finales së Champions League ndaj Arsenalit, që do të luhet më 30 maj në Budapest.

Portugezi hodhi poshtë idenë se janë favoritë vetëm pse e fituan trofeun sezonin e kaluar: “Nuk besoj se përvoja e vitit të kaluar është avantazh. Një finale Champions-i është gjithmonë histori më vete, vendoset në një ndeshje të vetme. Ne do të jemi gati, duhet të jemi”.

Vitinha theksoi edhe forcën e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique: “Krahasuar me sezonin e kaluar, lëvizshmëria jonë është edhe më e mirë.

Sa më shumë luajmë bashkë, aq më mirë e kuptojmë njëri-tjetrin dhe lëvizjet në fushë. Tani jemi plotësisht të sinkronizuar. Ne e dimë paraprakisht çfarë do të ndodhë në fushë, ndërsa kundërshtarët jo”.

Për finale shtoi: “Kur isha fëmijë ëndërroja vetëm ta luaja një finale. Vitin e kaluar patëm privilegjin ta luanim dhe ta fitonim. Tani, të luajmë finalen e dytë radhazi dhe ta fitojmë sërish do të ishte një kryevepër e vërtetë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat