Lazio e përshëndet Sarrin

Futboll

Lazio e përshëndet Sarrin

Më: 27 maj 2026 Në ora: 16:54
Sarri

Në klubet e Serie A pritet të ketë një rrokadë trajnerësh pas sezonit të fundit.

Pak minuta më parë, Lazio ka zyrtarizuar largimin e Maurizio Sarrit. 67-vjeçari e çoi Lazion sivjet deri në finalen e Kupës së Italisë, ku u mund nga Inter. Ndërsa sezonin e fundit në Serie A, e mbylli në mesin e tabelës.

Kjo ishte aventura e dytë e Sarri-t në krye të bardhekaltërve. Hera e pare ishte nga viti 2021 deri në mars të vitit 2024, kur u largua për arsye familjare. U rikthye sërish verën e kaluar dhe qëndroi vetëm një sezon.

Kontrata mes palëve është shkëputur me konsensus të përbashkët. Lazio e ka përshëndetur Sarrin me një video emocionuese në rrjetet sociale, me momentet e tij më të bukura te klubi kryeqytetas.

Sarri do të jetë trajneri i ri i Atalntës, ku do të punojë me Cristiano Giuntoli, si drejtor sportiv. Ndërkohë trajneri i ri i Lazios, do të jetë Gennaro Gattuso. Milan dhe Napoli ende nuk kanë zyrtarizuar trajnerët e tyre të rinj. Fabio Grosso do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat