Ivan Balliu është futbollisti i Kombëtares shqiptare i cili ndeshjen finale të Ligës së Konferencës e nisi nga pankina. Por përballë tij, mund të ishte një tjetër futbollist që vesh fanellën kuqezi.
Në akademinë e Crystal Palace prej vitesh aktivizohet mesfushori shqiptar Mateo Dashi.
Djaloshi luan me ekipin U21 të klubit anglez dhe ka bërë paraqitje të mira me të në vitet e fundit.
Kjo është arsyeja pse Cristal Palace, e ka përfshirë edhe emrin e tij në Listën B, atë të lojtarëve të akademisë. gjatë turneut, por edhe për finalen e madhe të Ligës së Konferencës.
Dashi ka qenë rregullisht pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Ai e ka nisur në vitin 2021 me Shqipërinë U15, për të ngjitur më pas shkallët me radhë deri tek ekipi U19 i kuqezinjve, ku regjistron 8 ndeshje dhe 1 gol të shënuar..