Marotta siguron tifozët e Interit për Bastonin

Futboll

Marotta siguron tifozët e Interit për Bastonin

Më: 27 maj 2026 Në ora: 23:24
Beppe Marotta

Drejtori i Inter Milan, Beppe Marotta, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit italian Alessandro Bastoni, duke hedhur poshtë çdo zë për një largim të mundshëm të tij nga klubi zikaltër.

“Mendoj se tifozët tanë mund të jenë të qetë me situatën e Bastonit. Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet, është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet”, deklaroi Marotta.

Numri një i drejtimit sportiv të Interit shtoi gjithashtu se klubi është i bindur për vazhdimësinë e mbrojtësit italian në “Giuseppe Meazza”.

“Besoj se Bastoni do të qëndrojë me ne”, përfundoi ai.

Deklaratat e Marottës vijnë mes interesimit të madh nga klubet evropiane për Bastonin, i cili konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe një prej shtyllave kryesore të Interit në vitet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat