Vinicius: Dua të qëndroj gjithë jetën te Reali

Futboll

Vinicius: Dua të qëndroj gjithë jetën te Reali

Më: 28 maj 2026 Në ora: 16:58
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka shprehur dëshirën për t’u pensionuar te Real Madridi, pavarësisht spekulimeve të mujave të fundit.

Sidoqoftë, ai kë thënë se nuk e ka me nxitim që të rinovojë kontratën me madrilenët.

“Dua të qëndroj te Real Madrid për gjithë jetën time, por gjithashtu nuk jam me nxitim për ta rinovuar kontratën.

Kam kontratë deri në vitin 2027”, ka thënë Vini.

“Ky është klubi i ëndrrave të mia.

Nuk e kam imagjinuar kurrë veten larg Real Madridit.

Presidenti ka besim tek unë dhe unë kam besim tek ai. Tani jam një nga kapitenët.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat