Miqësorja Shqipëri - Izrael, UEFA zbulon gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Futboll

Miqësorja Shqipëri - Izrael, UEFA zbulon gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Më: 28 maj 2026 Në ora: 23:05
Sovaviç

Shqipëria do të zhvillojë të mërkurën e 3 qershorit, testin miqësor ndaj Izraelit.

Kjo përballje është programuar të luhet në “Air Albania” prej orës 20:00, ndërkohë që së fundmi janë publikuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.

Kjo përballje i është besuar një treshe nga Mali i Zi, me kryesor 44-vjeçarin Milosh Sovaviç, ndërkohë që ndihmsa të tij do të jenë Marko Gojkoviç dhe Vladislav Radenoviç, gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Vlen të theksohet fakti se në përballjen e fundit mes këtyre dy kombëtareve, ishte Izraeli që vitin 2022 triumfonte me shifrat 2 me 1 në Tel-Haviv.

Ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënonte Myrto Uzuni në minutën e 88-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat