Joshja e argjentinasit, Çelsi e shet Enzo Fernandezin për një çmim stratosferik

Futboll

Joshja e argjentinasit, Çelsi e shet Enzo Fernandezin për një çmim stratosferik

Më: 29 maj 2026 Në ora: 10:56
Enzo Fernandez

Enzo Fernandez është kthyer të shfaqë in teres për të ikur nga Londra, gjatë merkatos verore. Drejtuesit e Çelsit kanë vendosur një çmim marramendës prej plot 120 milionë eurosh për të lejuar largimin e mesfushorit, i cili duket i vendosur të mbyllë aventurën e tij në “Stamford Bridge” këtë verë. Sipas raportimeve të talkSPORT, reprezentuesi argjentinas dëshiron të ndryshojë ambient pas dështimit të Çelsit për t’u kualifikuar në garat evropiane.

Agjenti i tij, Javier Pastore, tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me drejtuesit e Real Madridit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit në “Santiago Bernabeu”. Çelsi preferon ta mbajë lojtarin në skuadër, por nuk ka ndërmend të pranojë humbje financiare për një futbollist që i kushtoi klubit mbi 106 milionë euro. Klubi londinez synon ta zgjidhë situatën sa më shpejt për t’i dhënë stabilitet projektit të ri teknik nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili mori drejtimin e skuadrës pas një sezoni të trazuar dhe shkarkimit të Enco Mareskas në mes të edicionit.

Humbja ndaj Ssnderlendit u interpretua nga shumë tifozë si një lamtumirë emocionale e Fernandezit me publikun londinez. Edhe pse fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube me Çelsin, periudha e tij në Angli ka qenë e mbushur me uljengritje. E ardhmja e mesfushorit argjentinas mbetet mes Madridit dhe Sitit, ndërsa Çelsi po përgatitet edhe për mundësinë e gjetjes së një zëvendësuesi.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez kanë bërë të qartë se nuk do të ulin asnjë cent nga shuma e kërkuar për kampionin e botës me Argjentinën. Në Madrid, drejtuesit e klubit madrilen po analizojnë me kujdes aspektin financiar përpara se të bëjnë një ofertë zyrtare. Florentino Perez ende po diskuton brenda klubit nëse skuadra ka nevojë për një mesfushor-mbrojtës klasik apo për një profil më të gjithanshëm si Fernandez, i cili vlerësohet shumë për fleksibilitetin taktik.

Nga ana tjetër, kërkesat financiare të lojtarit dhe qëndrimi i fortë i Çelsit pritet të testojnë seriozisht mundësitë ekonomike të klubeve të interesuara. Londinezët janë të vetëdijshëm se mungesa në Ligën e Kampionëve ua dobëson pozitën negociuese, por mbështeten te kontrata afatgjatë e lojtarit dhe interesimi i madh që ai vazhdon të ketë në tregun evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat