Mbrojtësi 150 mijë eurosh përgatit largimin nga Dinamo

Futboll

Mbrojtësi 150 mijë eurosh përgatit largimin nga Dinamo

Më: 29 maj 2026 Në ora: 12:14
Jorgo Meksi gjatë prezantimit tek Dinamo

Jorgo Meksi me shumë mundësi do të largohet nga Dinamo. Kontrata e 31-vjeçarit përfundon më 30 qershor dhe burime për “Newsport.al” raportojnë se deri më tani nuk ka bisedime për rinovim.

Pritet që 31-vjeçari të jetë “firo” e radhës nga dinamovitët, pas Rustem Hoxhës.

Megjithatë, ndonjë ofertë në limite, mund t’i ndryshojë mendjen mbrojtësit të djathtë, edhe pse gjasat janë të pakta.

Kujtojmë që Meksi u bashkua me Dinamon në janarin e vitit 2024, kur vendosi të mbyllte aventurën e tij në Greqi me Chaidari. Tashmë, 31-vjeçari pritet të dalë lojtar i lirë në merkato.

Këtë sezon, Jorgo Meksi ka marrë pjesë në 26 ndeshje me Dinamon dhe me një total prej 1,285 minutash, duke mos qenë titullar fiks. Vlera aktuale e anësorit në "Transfermarkt" është 150 mijë euro.

Kujtojmë që karrierën e tij, Meksi e ka nisur me ekipin grek të Panionios. Më vonë, ai është aktivizuar edhe me skuadra si Ilysiakos, Skënderbeu, Kukësi dhe Chaidari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat