Me 60 gola në 90 ndeshje zyrtare, Serou Guirasi është pa diskutim sulmuesi më i suksesshëm i Dortmund në dy sezonet e fundit. Megjithatë, drejtuesit e BVB raportohet se po mendojnë ta nxjerrin sulmuesin në merkato.
Thuhet se një klub i caktuar tashmë ka bërë interesime.
Sipas raportit, paga e lartë e yllit të sulmit është arsyeja kryesore pse drejtuesit e Dortmundit po e konsiderojnë shitjen e tij. Për më tepër, thuhet se agjentët e lojtarit kanë marrë “dritën jeshile” për të komunikuar “drejtpërdrejt dhe pa kufizime” me blerës të mundshëm.
Megjithatë, klauzolat në kontratën e Guirassyt thuhet se e vështirësojnë negociatën.
Raportohet se largimi është i mundur për një pagesë rreth 40 milionë euro, por shuma mund të ndryshoj “në varësi të klubeve dhe faktorëve gjeografikë”.