Trajneri Mikel Arteta ngriti pikëpyetje për polemikat rreth një penalltie në kohën shtesë, para se Arsenali të pësonte një humbje të dhimbshme me penallti në finalen e Champions League ndaj PSG.
Dramë pati edhe para fundit të kohës shtesë, kur Noni Madueke u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një dueli fizik me Nuno Mendes.
“E shikova sërish dhe mund të ishte lehtësisht penallti.
Sidomos po të shohim penalltinë që ma dhanë mua këtë vit në këtë kompeticion.
Këtë sezon, gjyqtari mori një vendim dhe pastaj mori një tjetër me Cristhian Mosquera dhe kjo është e rëndësishme”, tha Arteta.