Luis Enrique “thumbon” Interin

Futboll

Luis Enrique “thumbon” Interin

Më: 31 maj 2026 Në ora: 13:00
Luis Enrique

PSG ka fituar Champions League për herë të dytë rresht.

Këtë vit në finalen ndaj Arsenalit, e luajtur në “Puskas Arena” në Budapest, koha e regullt dhe ajo shtesë prej 30 minutash u ndanë në barazim 1-1.

Nga pika e bardhë e penallitsë, futbollistët e PSG-së, u treguan më të saktë, duke fituar 4-3. Në reagimin e parë pas këtij suksesi, Luis Enrique ka “thumbuar” Interin, të cilin e mundi vjet në finale 5-0.

“Kjo është edhe më mbresëlënëse se vitin e kaluar, sepse e dinim para ndeshjes sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Arsenalit.

Për ne, si ekip dhe si qytet, është e pabesueshme të fitojmë dhe mendoj se është një arritje e merituar pas gjithë sezonit.

Finalja ishte shumë e vështirë. Por tani është koha për të festuar me tifozët tanë.”, tha Enrique, në reagimin e parë pas fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat