Kombëtarja e Kosovës gati

Futboll

Kombëtarja e Kosovës gati

Më: 31 maj 2026 Në ora: 15:17
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë, e cila zhvillohet në “EPET Arena”.

Kjo përballje shërben si test përgatitor për “Dardanët” para sfidave të Ligës së Kombeve, që do të nisin në muajin shtator.

Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të provojë disa alternativa në këtë takim, duke synuar që skuadra të jetë sa më e përgatitur për ndeshjet zyrtare që e presin në vazhdim.

Image

Formacioni

Kujtojmë se pas një jave, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore. Më 7 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë, “Dardanët” do të përballen me Andorran. Kjo ndeshje do të jetë prova e fundit para nisjes së ciklit të ri të garave në Ligën e Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat