Inter e nis vrullshëm afatin kalimtar

Futboll

Inter e nis vrullshëm afatin kalimtar

Më: 31 maj 2026 Në ora: 16:09
Interi

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Italia, Inter është shumë afër transferimit të Marco Palestra. 21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A, ku ishte i huazuar te Cagliari, ndërsa tani është rikthyer tek Atalanta.

Shifra e kërkuar nga Atalanta është 50 milionë euro dhe tek Inter janë të vetëdijshëm, që klubi bergamask nuk ka për të lëvizur aspak nga shuma e kërkuar.

Palestra do të jetë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Interit, duke lënë pas emra të njohur si Christian Vieri, Joao Mario etj. Ndërsa vendi i parë mbahet nga Romelu Lukaku, për të cilin zikaltrit paguan 74 milionë euro në vitin 2019.

Ardhja e Palestra hap rrugën për largimin e Denzel Dumfries.

Për holandezin ka interes konkret nga Barcelona dhe Liverpool. Ai ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat