Myrto Uzuni: Me trajneri e ri mund të luaj më ofensiv, normalisht do tregojmë veten

Futboll

Myrto Uzuni: Me trajneri e ri mund të luaj më ofensiv, normalisht do tregojmë veten

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 11:50
Myrto Uzuni

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemburgut.

Sfidat që do të zhvillohen në stadiumin "Air Albania", do të luhen të mërkurën më datë 3 qershor dhe ajo e radhës të shtunën më 6 qershor, në të njëjtin orar, 20:00.

Pak ditë para këtyre dueleve, ka folur për mediat, sulmuesi Myrto Uzuni. 

"Takimi me trajnerin e ri, çfarë ka ndryshuar në atmosferë?

Normalisht që është stafi i ri, edhe në sistem më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv.

Dhe dëshira është që të shënoj shumë gola. Normalisht do tregojmë veten, të gjithë mund të luajmë titullar.

Cikël i ri? Siç e thashë edhe më përpara, i uroj suksese trajnerit Sylvinho.

Përsa i përket trajnerit të ri, siç e sheh eksperiencën me skuadrat ku kanë qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe me ne.", tha Uzuni..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat