Gazetari Arlind Sadiku dhe Ervin Petraq Baku kapen keq gjatë një komentimit në profilet e tyre në facebook.
Gazetari nga Shqipëria atakon Sadikun, por ky i fundit ia kujton fanellën e Serbisë.
Ervin Petraq Baku kunjdërshton Arlind Sadiku: Sukses të plotë i nderuar koleg! Ti deklaron me shumë bujë se: "Raportimin e Kupës së Botës nga dita e parë e deri në finale nuk e ka bërë asnjë gazetar shqiptar në histori".
Nuk je i saktë në këtë deklaratë bombastike.
Lavdi Zotit, e kam bërë unë para teje dhe e kam bërë 2 herë: Në Kupën e Botës 1998 dhe në Kupën e Botës 2006”.
Nga ana tjetër i kundërpërgjigjet Sadiku: “Më vjen mirë që keni raportuar, edhe pse dyshoj që e keni bërë nga dita e parë deri tek e fundit. Me fal që ti lëndova ndjenjat.
Megjithatë, një dallim të madh e kemi unë dhe ti.
Unë nuk veshi e as nuk krenohem me simbole të një shteti që ka masakruar popullin tim dhe qe vazhdon te luftoj ekzistencën e shqiptarëve!”.